
Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja me Covid-19 në vend.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë për News 24 se janë 44 rastet pozitive në 24 orët e fundit nga 291 testime të kryera.
Referuar të njejtave burime rastet janë shpërndarë: 21 Tirana, 4 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Vlorë, 6 Kruja, 4 Shkodra 2 Lushnja, 1 Elbasani, 4 Durrësi.
Mësohet po ashtu se në 24 orët e fundit ka patur 12 shtrime në Infektiv.