Sot seanca, Saimir Tahiri mbërrin bashkë me avokatin në Gjykatën e Posaçme të Apelit

0
Saimir Tahiri1

Sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatën e Posacme të Apelit.

Tahiri do të jetë i pranishëm në këtë seancë, pasi është parë të mbërrijë në ambientet e saj i shoqëruar nga avokati i tij Maksim Haxhia.

Më 28 Maj, gjyqi u shty pasi Tahiri nuk ishte njoftuar në mënyrën e duhur. Kujtojmë që gjyqi për Tahirin është shtyrë edhe më herët për shkak të situatës me COVID 19.
Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.

Artikulli i mëparshëm‘Nikola’ dhe ‘Tesla’ në luftë, kompania e re që konkurron Elon Musk
Artikulli i radhësDr. Miami ofron botoks pa dalë as nga makina