Felipe Kutinjo është shumë pranë kalimit në Premier Ligë. Sipas “Franc Football”, braziliani ka nisur kontaktet me klubin anglez, i cili pritet të ndërrojë pronarë.
Bajerni nuk e tërhoqi opsionin për ta blerë mesfushorin në mars. Këtë e pranoi vetë Karl Hainc Rumenige i cili tha se qëllimisht Bajerni nuk kërkoi të paguante 120 milionë euro për kartonin e tij, çmim i vënë nga skuadra e Barcelonës në sezonin e kaluar.
Për momentin, lojtari është i dëmtuar dhe nuk është stërvitur me skuadrën. Largimi i tij nga Mynihu pritet të ndodhë sapo të përfundojë kampionati. Trajneri Hansi Flik nuk e ka më në planet e tij brazilianin i cili ka humbur edhe vendin në formacionin e parë.