Manastirliu publikon foton: Trinjakë në ‘’Koço Gliozheni’’, familja e re nga Tirana përfiton bonusin e bebes 3.6 milionë lekë

0
Rtrr

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto teksa duken tre bebe trinjake të cilat janë lindur sot në maternitetin ‘’Koço Gliozheni’’ në Tiranë.

Manastirliu thotë se stafi shëndetësor i shërbeu me përkushtim të porsalindurve teksa familja e re nga Tirana ka përfituar tashmë bonusin e bebes prej 3.6 milionë lekë.

STATUSI NGA MANASTIRLIU

Trinjakë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë🤩

Një gëzim i madh për familjen dhe për stafin mjekësor që i ka shërbyer me përkushtim të porsalindurve në terapinë intensive dhe tashmë gëzojnë shëndet🙏🏼

🎁 Familja e re nga Tirana ka përfituar edhe bonusin e bebes prej 3,6 milion lekë për trinjakët😇😇😇

#KrenarePërMjekët

#FëmijëtTëParët

Artikulli i mëparshëmShqipëria i ka borxh botës 8.2 miliardë euro, gati gjysmën e ka marrë qeveria
Artikulli i radhësPandemia globale e duhanpirjes do të vrasë 7 milionë më shumë duhanpirës në vitin 2020: Zgjidhjet e përshtatshme bllokohen nga paniku moral dhe Filantropia