Dihet tashmë se bizneset e kanë të vështirë të flasin hapur kundër qeverisë pasi mund të ndjejnë hakmarrjen e saj.
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e nisi duke intimiduar me emër bizneset që u ankuan te kryetari i opozitës, Lulzim Basha se nuk kanë marrë mbështetje nga qeveria nga paketat ekonomike
Rama me anë të një video të publikuar zbulon se bizneset në fjalë kanë marrë paga lufte për punonjësit e tyre rregullisht ndërkohë që ata në të kundërt pretendonin se nuk kishin marrë asnjë mbështetje nga qeveria.
Kryeministri thotë se faktet nuk janë opinione dhe shpifjet nuk janë alternativë qeverisëse.