Inovacioni nuk është imun ndaj COVID-19. Nga mesi i marsit, një numër i madh startup-esh dhe “unicorn” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (dhe në botë) janë detyruar të pushojnë njerëz nga puna
Të punosh në sektorin e inovacionit, në këtë kohë, nuk është domosdoshmërisht sinonim i sigurisë së vendit të punës. Konfirmimi vjen nga layoffs.fyi, që gjurmon pikërisht numrin e njerëzve të pushuar nga puna në startup-et teknologjike që t’i ekspozojnë ndaj kompanive që kërkojnë të punësojnë staf, duke nisur nga muaji mars me përhapjen e koronavirusit.
Të dhënat që janë rimarrë edhe nga Visual Capitalist, u referohen periudhës 11 mars – 26 maj. Shifrat hedhin dritë në skenarin e njerëzve të pushuar nga puna (layoffs) në mesin e startup-eve teknologjike, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë identifikuar 30 ndër kompanitë më të rëndësishme që i përkasin kësaj kategorie, por edhe në nivel botëror, ku 15 janë konsideruar raste jashtë SHBA.
Në grafikë shfaqen numrin e punonjësve të pushuar nga puna në startup-et amerikane, përqindja nga totali i punonjësve, si dhe sektori të cilit i përket.
Dy sektorët më të prekur nga pushimet nga puna të punonjësve janë transportet dhe turizmi (ndër 30 startup-et e marra në studim) dhe nuk është një surprizë duke pasur parasysh kufizimet e aplikuara në kohë dhe mënyrat e ndryshme në nivel botëror, edhe pse sektorët e prekur më shumë kanë natyrë heterogjene.
Uber qëndron në krye me rreth 6700 punonjës të pushuar nga puna, ose 25% e totalit të punonjësve, si pasojë direkte e mbylljes së 45 zyrave.
Uber ndiqet nga pesë kompani të tjera, me më shumë se 1 mijë të pushuar nga puna në harkun e dy muajve e gjysmë: Groupon (2800, ose 44%), Airbnb (1900, 25%), Toast (1300, 50%), Yelp (1000, 17%) dhe Magic Leap (1000, 50%).
Ndryshimi në lidhje me se sa numri i pushimeve nga puna ka ndikuar në totalin e forcës së punës është gjithsesi konstant në pjesën tjetër të kompanive dhe varion nga rastet ku ndikimi u zbut pjesërisht nga numrat absolute si WeWork, ku 550 të pushuar nga puna i korrespondojnë 4% krahasuar me 15 mijë punonjës në total, te raste shumë më të rënda ku shkurtimet arrijnë maja ose barabartë me 100% (rastet e Flywheel Sports e Deliv, të vetmit me ngjyrë të kuqe në tabelë).
Burimi: Il Sole 24 Ore / Visual Capitalist