Transporti nuk rinis më 15 qershor/ Shoqata: S’kemi mundësi financiare

0

Pavarësisht se Qeveria ka caktuar datën 15 qershor për rinisjen e transportit urban dhe interurban, Shoqata e Transportit Publik deklaron se kjo gjë nuk do të ndodhë për shkak se nuk kanë mundë financiare.

Në një deklaratë për mediat përfaqësuesit e shoqatës së Transportit publik kanë deklaruar se në kushtet në të cilat ndodhen subjektet e transportit për shkak të kushteve të vështira të krijuara si rezultat i pandemisë, nuk janë gati të rifillojnë punë të hënën.

Kjo shoqatë ka paraqitur disa kërkesa për Qeverinë duke marrë shkas se kanë rreth tre muaj pa punë, por ajo nuk po plotëson asnjë prej tyre.

“Sa kohë kemi këto kushte aktuale, të gjithë kompanitë në transportin publik, janë të paafta për të filluar këtë shërbim. Të gjithë operatorët e transportit publik mezi presin rifillimin e shërbimit. Nevoja për të operuar të gjitha subjekte e kanë shumë të madhe. Është e pamundur të respektohet ai protokoll që ne kemi marrë, nga mediat, në një mjet të transporti qytetas apo ndërqytetës.

Protokoll zyrtar nuk kemi marrë akoma. Një problem tjetër është edhe me faturinot sepse me atë protokoll, 75% e ngarkesës, do të jetë shumë e vështirë të operohet me faturino. Ditën e hënë nuk ka nisje të transportit publik, është vendimi i shoqatës për transportin qytetas e ndërqytetës në këto kushte është e pamundur. Nuk kemi mundësi financiare”, thanë ata.

Gjithashtu ata kërkojnë më tej edhe heqjen e akcizës dhe taksave për karburantin, heqjen e TVSH-së së transportit gjatë vitit 2020 dhe në vitin 2021 TVSH-ja për transportin të shkojë 6%.

Artikulli i mëparshëm19 vite pas/ Publikohet fotoja e vjetër e spektaklit “Portokalli”, i njihni dot personazhet?
Artikulli i radhësTENSIONET: A do të shkojnë Turqia dhe Greqia drejt një lufte në Mesdhe?