Vetting/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e GJKKO, Etleva Dedën

0
Cvbbb

Gjyqtarja e Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar, Etleva Deda është konfirmuar në detyrë nga KPK.

Ajo kaloi në Vetting në shkallën e parë dhe tashmë ajo konfirmohet në detyrë si gjyqtare e GJKKO.

Treshja gjykuese e KPK përbëhej nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo të cilët e konfirmuan edhe Dedën në detyrë.

Ajo është pjesë e sistemit të drejtësisë prej 2004 kur ishte pjesë e Gjykatës së Krimeve të Rënda, më pas kryetare e kësaj Gjykate por e komanduar dhe në fund pas shkrirjes së kësaj të fundit ajo shkoi në GJKKO.

Artikulli i mëparshëmSi të ulni sheqerin pa ilaçe: Pesë receta nga mjekësia popullore!
Artikulli i radhësE ardhmja e tij duket larg Bajernit dhe Barcelonës, Kutinjo nis bisedimet me klubin e njohur