Koncert i Malumës shtyhet sërish, kësaj radhe për në qershor të vitit 2021

0
Maluma

Koncerti i këngëtarit me famë botërore, Maluma, i paraparë të mbahej në mars të këtij viti, ishte shtyrë për në muajin shtator.

Më saktësisht, koncerti ishte paraparë të mbahej më 6 shtator të këtij viti në Sheshin “Nënë Tereza”.

Mirëpo për shkak të pandemisë globale COVID-19, koncerti është shtyrë edhe njëherë dhe kësaj radhe për një datë të caktuar në vitin tjetër.
Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale, organizatorët kanë lajmëruar se data e re për koncertin e Malumës do të jetë 24 qershor 2021.

Deri atëherë, Shqipëria por edhe të gjitha vendet tjera shpresojnë në një normalizim edhe më të mëtejshëm të situatës.

Ky është njoftimi i tyre i plotë:

“Koncerti “Maluma Tour 11:11”, nuk do të mbahet me datë 6 shtator për shkak të pandemisë COVID-19. Tirana duke qenë pjesë e tour-it Europian të artistit Maluma, duhet të pranojë kushtet e zhvillimit të këtij aktiviteti në të gjitha shtetet ku do të mbahet koncerti. Pasi është e pa mundur të zhvillohen koncerte individuale në shtete të ndryshme, duke qenë se koncerti është konceptuar në formën e turit. Vendim ky i marrë nga kompania e cila menaxhon tour-in e këngëtarit, Royalty Ëorld Inc dhe të të gjithë promotorëve në shtetet përkatëse europiane. Tashmë po njoftojmë datën finale të koncertit i cili do të jetë më 24 qershor 2021. Për të gjithë personat apo grupet që kanë bileta për këtë koncert njoftojmë se ato janë të vlefshme për në datën 24 qershor 2021. Qofshin të printuara apo në format elektronik. Ky është një vendim I vlefshëm për të gjitha qytetet ku koncertet nuk u zhvilluan për shkak të karantinës nga Covid-19. Edhe koncerti i Tiranës nuk u zhvillua, prandaj biletat e blera do jenë të vlefshme për t’u përdorur në koncertin e datës 24 qershor 2021. Nuk duhet të bëni asgjë më shumë se të ruani biletat tuaja! Biletat janë të transferueshme në grupe apo njerëz të tjerë, të afërmit tuaj, sipas dëshirës apo nevojës tuaj, nqs ju e keni të pa mundur të jeni të pranishëm në koncertin e datës 24 qershor 2021. Faleminderit për mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj periudhe, sepse çfarë ndodhi këtë vit është e pa preçedentë dhe askush nuk ka një zgjidhje të menjëhershme për situatën e krijuar në mbarë globin”, thuhet në njoftim.

Artikulli i mëparshëmVetitë e kivit në zbardhjen e lëkurës, mënyra natyrale në shtëpi
Artikulli i radhësZidan do mesfushorë, Real Madrid ofron 80 milionë euro për N’Golo Kante