
Arturo Vidal, mesfushori kilian i Barcelonës, i dërgon një mesazh të fortë Interin, pretendentit numr një për shërbimet e tij në disa dritareje merkatoje, por që në fund nuk kanë rezultuar të suksesshme. Për “El Periodico”, Vidal shpjegon situatën e tij:
“A do të qëndroj te Barça? Duhet të luajmë ende dhe për dy muaj. Këtu jam i lumtur dhe kam shokë shumë të mirë skuadre, por dua të ndihem i rëndësishëm, përndryshe më mbetet ta vijoj karrierën gjetkë. Konte vijon të më kërkojë tek Interi? Kemi një raport shumë të mirë, ai e di që unë jam një lojtar fitues dhe se mund të ketë besim tek unë”.