Numri i të prekurve nga koronavirusi do të rritet akoma më shumë në Shqipëri.
I këtij mendimi është biologu Ethem Ruka, i cili reagoi pas nxjerrjes së shifrave zyrtare e të 57 të prekurve në ditë.
Sipas tij, gjatë këtyre dy javëve ka pasur përkeqësim të vazhdueshëm.
“Përqindja e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve aktivë u rrit 9% në raport me datën 1 qershor (20% të sëmurve aktive dhe 77% të shëruar).
Sot kemi 29% të sëmure aktive dhe 69% të shëruar”, shkruan Ruka.
Biologu shkruan se dita më e mirë për gjithe periudhën e pandemisë u shënua me 21 maj, kur pati 17% të sëmurë aktive dhe 80% të shëruar, duke shtuar se me “ka gjasa që në ditët në vijim numri i të infektuarve të rritet akoma më shumë”.