Çfarë po gatuan Rama në tenxheren “Murrizi”

0

Sa më shumë ditë kalojnë aq më e hapur bëhet loja e Ed Ramës për përdorimin e figurinave të opozitës së re si masha për të penguar koalicionet zgjedhore në garën e ardhshme elektorale.  Ai i ka shtuar edhe dy të besuar të vet listës Murrizi që kërkon ndryshim kushtetuese për lista të hapura, pengimin e koalicioeve dhe vendosjen e një pragu kombëtar 5% që ti mundësojë partive të vogla të hyjnë në parlament.

Këto propozime i ka firmosur sot deputetja e PS, Elena Xhina, e cila më herët ka qenë pjesë e PDIU. Akoma dhe më shumë e përforcon idenë se një lojë po luhet në kulisa nënshkrimi i Lefter Kokës, ish-ministër i qeverisë Rama 1, nga LSI, por që nuk iu bind vendimit të kësaj partie për të dejegur mandatet.

Të dy këta deputetë, që gjithmonë kanë votuar si mazhoranca u ofruan prej saj, pasi listës me 29  firmëtarë të Murrizit iu larguan dy ballistët, Besnik Troplini dhe Artur Roshi.  Po ashtu i gatshëm duket se është edhe socialisti Adnor Shameti, i cili e ka shprehur hapur “opinionin e tij”, se koalicionet lejojnë futjen në kuvend të figurave të krimit, dhe pikërisht për këtë duhen shmangur.

Në 10 qershor kryeministri Rama i dha vetë zë këtyre kërkesave të opozitës së re duke thënë se i mirkuptonte ato, gjatë një takimi dy orësh me përfaqësuesit e saj pas të cilët ai tha se tentoi më kot ti bindte që të mos bllokonin në parlament marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore.

Që prej vitit 2017, PS e cila nuk ka koalicion me asnjë parti tjetër, rreket që edhe opozita reale e kryesuar nga PD- LSI të mos futet në zgjedhje me kooalicion. Pas marrëveshjes së 2017 me Bashën ai e arriti këtë dhe në zgjedhjet e atij viti ky qe një nga shkaqet e shumta që e nxorën PS fituese. Të njëjtën skemë po mundohet të përsërisë kryeministri sërish por këtë herë duke përdorur opozitën fallco dhe jo atë reale. 

Pas nënshkrimit të marëveshjes së Këshillit politik mes PS, PD, LSI opozita parlamentare po e kushtëzon votimin e reformës zgjedhore duke propozuar një projektligj për ndryshime kushtetuese.

Në atë draft (shiko poshtë), opozita e re kërkon lista të hapura të kandidatëve, një prag prej 5% të votave, që forcat politike duhet të marrin, para se të përfitojnë mandate parlamentare, si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur deri tani qëndrimin se kërkesat e tyre “janë legjitime pasi mbështeten edhe nga një pjesë e qytetarëve” dhe me sa duket për tua forcuar këtë legjitimitet po u jep edhe deputetë me qera.

©Lapsi.al

Drafti me tre kërkesat e opozitës parlamentare

Neni 1

Neni 64 ndryshohet si vijon:

“1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal.

2. Numri i mandateve të deputetëve që i takojnë çdo rajoni zgjedhor përcaktohet në bazë të numrit të popullsisë së regjistruar në regjistrat shtetërorë. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë partitë që në rang vendi kanë fituar jo më pak se pesë për qind të votave të vlefshme.

3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumëemërore, sipas përcaktimeve të ligjit për zgjedhjet.”

Neni 2

Paragrafi 1 i nenit 68 ndryshohet si vijon:

“1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike dhe nga zgjedhësit. Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.”/lapsi.al

Artikulli i mëparshëmCovid-19/ Më i frikshëm është raporti mes testimeve dhe të infektuarve
Artikulli i radhësKQZ vulos fatin e kryebashkiakut të Matit, ja vendimi për Agron Malajn