Facebook mund të mos lejojë më lajme, mesazh portaleve: Nuk kemi nevojë për ju

0
This image has an empty alt attribute; its file name is Mark-Zuckerberg-765x383-300x150.jpg

Përballë perspektivës për të paguar kundrejt publikimit të lajmeve në platformën e saj, Facebook lëshoi një mesazh të qartë për agjencitë e lajmeve: Ne nuk kemi nevojë për ju.

Kjo doli nga një përplasje midis Facebook dhe mbikëqyrësit të konkurrencës të ACCC, i cili ishte i ngarkuar me krijimin e një kodi të detyrueshëm të sjelljes për kompanitë e teknologjisë në përgjigje të industrisë së reklamave që po zvogëlohej gjatë pandemisë së koronavirusit.

Një pjesë e kodit të propozuar të sjelljes së ACCC kishte për qëllim që Facebook dhe Google të paguajnë për publikimin e lajmeve në platformat e tyre, duke forcuar fluksin e parave në kompanitë mediatike që kanë njohur ngritje të biznesit të tyre gjatë pandemisë.

Në një paraqitje në ACCC të hënën, Facebook tha se ekziston një “rivalitet i shëndetshëm, konkurrues” midis vetes dhe botuesve të lajmeve, sipas The Guardian. Kompania shtoi se mund të heqë lajmet nga platforma e saj pa ndonjë ndikim të madh në biznes pasi lajmet vetëm përbëjnë një “pjesë të vogël” të asaj që përdoruesit shohin në ‘feed’-in e tyre.

Facebook tha se nuk është përgjegjësi e kompanive private të teknologjisë për të futur para në industrinë e mediave. “Nuk është e shëndetshme dhe e qëndrueshme të presësh që dy kompani private, Facebook dhe Google, të jenë përgjegjëse për mbështetjen e një të mire publike” shkroi Facebook.

Edhe pse ky debat po zhvillohet në Australi, ai përfaqëson shumë shqetësime globale në lidhje me mediat sociale.

Artikulli i mëparshëm“Ilaçi” më i mirë kundër pandemisë ekonomike… Interneti
Artikulli i radhësReja: Hysaj po luan më shumë me Gattuson, Napoli bëri mirë që bleu Rrahmanin