Lajm vërtet i bujshëm merkatoje vjen nga Spanja në lidhje me të ardhmen e Kristiano Ronaldos. Sipas gazetarit Manolete të “AS”, Çelsi ka ndërmend të shqyejë portofolin për të risjellë CR7 në Premier League.
Për të arritur shkëputjen e portugezit nga Juventusi, blutë kanë ndërmend të paguajnë 120 milionë euro, një shifër vërtet e rëndësishme për yllin 35-vjeçar dhe që do t’i bëjë të lëkunden në qëndrim drejtuesit bardhezinj.
Duke shitur CR7 për një shumë të tillë (e blenë nga Real Madridi përpara dy vitesh për 100 milionë euro), Paratiçi do të financonte merkaton në hyrje, por do të shpëtonte arkat e klubit dhe nga rroga e frikshme e Ronaldos. Por gjithsesi, për momentin mbetet vetëm një zë merkatoje.