Rudina Hajdari bojkoton mbledhjen e Këshillit Politik: Sa herë që flitet për tendera, s’do marr pjesë.

0

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka bojkotuar tryezën e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Në një dalje publike për mediat, Hajdari tha se vendosi që të braktisë tryezën pasi po diskutohej për tenderin e identifikimit biometrik, që sipas saj është humbje kohe.

“Mbledhja nuk ka përfunduar akoma por kemi gati dy orë që shpenzojmë për tenderin e identifikimit biometrik. Nuk kam ardhur të merrem me tendera por për të përfaqësuar atë frymë për të ndryshuar sistemin zgjedhor që i duan sot shqiptarët. Është e trishtë që të ulem orë pas ore dhe të flasim për gjëra që s’kanë rëndësi. Qytetarët presim më shumë nga ne dhe nuk presin që të diskutohet se kush do të marr tenderin për mjetet e identifikimit. Unë u largova nga mbledhja. Unë i qëndrojë kësaj që nuk mund të flasim aty orë pas ore që merren me gjëra që nuk kanë rëndësi për qytetarët. Nëse do të vazhdojmë më këtë metodë, po i mbyllim derën njerëzve që kanë sado pak besim tek kjo reformë. Reforma tashmë do kalojë në Kuvend. Beteja do të jetë në Parlament për t’i dhënë qytetarëve atë shans që kjo reformë të ketë besueshmërinë e tyre dhe nuk duhet të merremi pas dyerve me tendera. Mundohen që te fusin në ligj mënyrën e tenderimit. Kjo nuk duhet të ndodh në Kodin Zgjedhor “Si do e bëjmë negocimin me shpallje apo pa shpallje?!”, thotë ai. Hajde merru me këtë aty dy orë! Unë nuk pres nga kjo tryezë këtë. Ndaj vendosa që të dal nga kjo tryezë. Sa herë që të flitet për tendera unë nuk marr pjesë.”,- tha Hajdari.

Artikulli i mëparshëmHoti pas takimit me Lajçak: Jemi të gatshëm për dialog me Serbinë
Artikulli i radhësAktori i humorit Julian Deda ka një apel: Ndajeni mendjen, a ta mbajmë Ramën edhe 20 vjet apo ta heqim me ceremoni?