Sherri mes dy kolegeve stomatologe ka agravuar edhe me përdorimin e shpullave duke e çuar çështjen mes tyre edhe në duart e Policisë.
Një ditë më parë në kryeqytet, një 37 vjecare dhe mjekja tjeter stomatologe 42-vjecare janë konfliktuar në oborrin e Qendrës së shërbimit Mjekësor.
“Më datë 16.06.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetases E. L, me profesioni stomatologe, sepse në orën 09:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, në oborrin e Qendrës së shërbimit Mjekësor, ka goditur me shuplakë në fytyrë shtetasen G. V me profesion stomatologe”, tha Policia.