Evertoni kërkon të fuqizohet dhe të rrisë cilësinë në ekip, ndaj dhe trajneri Karlo Ançeloti ka piketuar dy elementë që i njeh mirë dhe që mund të bëjnë diferencën në ishull. Sipas lajmit të “le10sports.com”, e ardhmja e Tiago Silvës, në skadencë kontrate, mund të jetë në Premier League.
Ançeloti ka raporte shumë të mira me të dhe mendon ta sjellë te Evertoni 35-vjeçarin. Por jo vetëm brazilianin, pasi klubi anglez po shqyrton një tjetër lojtar në dalje nga Paris Sën Zhërmeni, mbrojtësin e krahut Lajvin Kurzava.