Numri i infektimeve me koronavirus ka vazhduar të rritet në Pekin, me 137 raste vetëm në javën e kaluar.
Para kësaj, Pekini kishte kaluar 57 ditë pa asnjë rast të vetëm të transmetuar në vend.
Përhapja besohet të ketë filluar në tregun masiv të ushqimit Xinfandi që furnizon me 80% të mishit dhe perimeve, qytetin.
Dhe tani qeveria po ndërmerr veprime të shpejta për të siguruar që ajo të mos përhapet më tej. Të paktën 27 lagje janë klasifikuar me rrezik të lartë ose të mesëm. Ata që jetojnë në zona të tilla nuk mund të largohen nga qyteti.
Njerëzit në zonat me rrezik të ulët mund të largohen, por së pari duhet të dalin negativë.
Një numër fluturimesh janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore gjithashtu deri më 9 korrik, të paktën.
Shkolla fillore, shkolla të mesme dhe klasa në kolegje janë pezulluar, skuadrat sportive nuk mund të luajnë dhe pishinat dhe palestrat janë mbyllur.