Kingslej Koman i pandalshëm, 8 tituj kampionë në 8 vite! Dhe është vetëm 24 vjeç…

0
Komannn

Tetë kampionate të fituar në tetë sezone radhazi dhe është vetëm 24 vjeç! Ky është rekordi i pabesueshëm i Kingslej Koman, anësori francez që dje fitoi titullin e tij të pestë radhazi në Bundesligë me Bajernin e Mynihut.

Që kur Koman firmosi kontratën e tij të parë si profesionist, në kampionatet kombëtarë ka patur vetëm gëzime: në palmaresin e tij janë dhe dy tituj kampionë me PSG dhe Serie A me Juven.

Koman e fitoi titullin e tij të parë në Ligue 1 kur në stol ishte Karlo Ançeloti, ndonëse me fanellën e Paris Sën Zhërmenit atë sezon luajti vetëm tre minuta. Sezonin pasardhës dy prezenca në fushë për një total prej 36 minutash dhe vjen titulli i dytë në moshën 18-vjeçare.

Më pas kaloi me parametër zero në Torino ku fitoi Serie A dhe sezonin tjetër kaloi në Bundesligë ku po fiton trofe me Bajernin e Mynihut. Në total, në palmaresin e tij janë 17 trofe, 2 tituj të Ligue 1, një Superkupë e Francës, një Kupë e Ligës në Francë, një Serie A, një Kupë Italie, një Superkupë e Italisë, 5 Bundesliga, 2 Kupa të Gjermanisë, 3 Superkupa të Gjermanisë.
Dhe nuk është mbyllur këtu, duke qenë se Bajerni në këtë edicion është në luftë për Kupën e Gjermanisë dhe Champions League.

Artikulli i mëparshëmVatër e re koronavirusi në Gjermani, 657 raste të reja në një thertore
Artikulli i radhësTakime teke për klubet shqiptare në Europë