Elma Aveiro, njëra nga dy motrat e Cristiano Ronaldos nuk e ka fshehur dot zhgënjimin për humbjen e skuadrës së Juves në finalen e Kupës së Italisë.
Ajo ka nisur një sulm të fortë dhe ndaj Maurizio Sarrit përmes profilit të saj në Instagram. Elma ka publikuar një kolazh fotosh të CR7 ku shihet qartë trishtimi në fytyrën e tij dhe i del në mbrotje vëllait: ‘Çfarë mund të bënte më shumë? I vetëm nuk arrin të bësh mrekullira. Nuk e kuptoj se si mund të luash kështu… Kokën lart, më shumë nuk mund të bëje’ shkroi ajo krahas fotos. Ronaldo nuk është mësuar të shoh të tjerët të ngrenë trofe dhe çdo humbje është e vështirë për tu pranuar nga ai.
Dhe kur ‘Mbreti’ sulmohet familja e tij vepron si mburojë duke e mbrojtur sidomos në rrjete sociale. Për këtë rast më mirë do të ishte që ata ta mbanin zhgënjimin dhe inatin brenda tyre.
motratifoz