“Unë jam terroristi i mëngjesit”, zbardhet dosja, si hynë për të grabitur 6 persona vilën e “Bolit”: Donim të merrnim 4 kg kokainë

0

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg 6 personat e arrestuar pak ditë më parë për një grabitje me armë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë mëngjesin e 22 majit. Në burg janë lëmë Spartak Qoku, Petro Sava, Andi Kraja (punonjës banke), Aleks Kala (gardist), Emel Hajdaraj dhe Klaudio Metaj.

Sipas dosjes së Prokurorisë të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” thuhet se tre prej tyre kanë vendosur një palë shkallë në banesë dhe janë ngjitur për të kryer grabitje. Kur janë ngjitur lartë në banesë janë përleshur me pronarin i njohur me nofkën “Boli”, i cili ka arritur t’u marrë pistoletën.

Pronari i banesës nuk i ka denoncuar menjëherë por pasi ka marrë një telefonatë “unë jam terroristi i mëngjesit”, ka denoncuar.

Përmes telefonatës që i kanë bërë personat, është bërë i munduar identifikimi dhe arrestimi i tyre. Njëri nga të arrestuarit, Spartak Qoku e ka pranuar ngjarjen se ka tentuar të grabisë banesën e Endri M. i njohur me nofkën “Boli” dhe se kanë shkuar të marrin 4 kg kokainë, por nuk kanë mundur.

Së bashku me personin e prezantuar si punonjës i “Gardës së Republikës” me nofkën “Gyli” mbrëmjen më para kanë tentuar të vjedhin një tjetër vilë ku ishin 2.8 kg kokainë por kishte sistem alarmi, më pas kanë tentuar të vidhnin një argjendari por se dhe ajo kishte alarm dhe në fund janë drejtuar tek vila e shtetasit Endri M. Aty kanë hyrë në banesë, janë përleshur me të por nuk kanë marrë gjë. Endri M. nuk është arrestuar nga policia. Avokatët kanë kërkuar lirimin me arsyetimin se droga nuk është një send i lirë dhe s’mund të akuzohesh për vjedhje.
Ata i kanë kërkuar falje dhe i kanë thënë që “nuk do tentojmë të vjedhim më mall në shtëpinë tënde po mbyll çështjen”.

Artikulli i mëparshëmParalajmëron OBSH/ Vala e dytë e koronavirusit mund të godasë në vjeshtë, duhet të përgatitemi për më të keqen!
Artikulli i radhësDestinacioni i zgjedhur për pushime i Meryem Uzerli