Suedia ka bërë më pak përparim sesa Italia në arritjen e imunitetit ndaj koronavirusit, edhe pse ishte vendi i vetëm që qëndroi hapur ndërkohë që Europa hyri në karantinë. Edhe pse Italia hyri në një izolimet më të ashpra në kontinentin e vjetër, Bergamo ka arritur tanimë imunitetin e tufës me 57% të banorëve të infektuar.
Por Suedia është shumë, shumë larg, me vetëm 14% të popullatës që ka rënë në kontakt me virusin.
Ndërkohë që shkollat, dyqanet dhe restorantet qëndruan të hapura gjatë gjithë pandeminë, niveli i infeksionit në Suedi është shumë më i lartë se kudo tjetër në rajonin Nordik. Vdekshmëria e Covid-19 në Suedi është po ashtu ndër më të ashprat në botë. Shkencëtarët kanë qenë të etur për të mësuar nëse mos hyrja në izolim kishe çuar në një nivel të lartë të imunitetit.
Por Anders Tegnell, kreu i shërbimit infektiv në Suedi, thotë se “krijimi i imunitetit të tufës ka qenë befasisht shumë i ngadaltë”. Ai gjithashtu thotë se “është e vështirë të shpjegosh pse ka ndodhur kështu”.
Pas testimit të 50,000 banorëve në rajonin e Stokholmit, mjekët zbuluan se vetëm 14 % e njerëzve të testuar kanë antitrupa kundër Covid-19. Kjo përqindje po krahasohet me një studim të realizuar këtë muaj në Bergamo, dikur epiqendra Covid-19 në Itali, i cili tregoi se në lagjet më pak të prekura të qytetit, 57% e banorëvë kishin antitrupa.
Shkencëtarët madje parashikonin se kryeqyteti i vendi nordik mund të arrinte imunitetin e tufës deri në fund të këtij muaji.
“Por kjo nuk do të ndodhë,” tha Tegnell të hënën. “Hetimet e tanishme tregojnë përqidje të ndryshëm, por shkalla e imunitetit të Stokholmit ka të ngjarë të mos ta tejkalojë 30% deri në fund të qershorit.
Një tjetër studimi i realizuar në të gjithë Suedinë zbuloi se vetëm rreth 6.1% e suedezëve kishin antitrupa, shumë më poshtë se niveli i të infektuarve në kryeqytet.
“Përhapja është më e ulët se sa kemi menduar,” tha Tegnell, duke shtuar se virusi po përhapet për shkak të grupimeve të njerëzve por nuk po sillet si sëmundjet e mëparshme.
“Ne kemi nivele të ndryshme imuniteti në pjesë të ndryshme të vendit në këtë fazë, që variojnë nga 4 në 5% apo 20 në disa qyteza”,tha ai.
Imuniteti i tufës arrihet kur shumica e popullatës ka zhvilluar imunitet ndaj një infeksioni, duke ndaluar në mënyrë efektive përhapjen e kësaj sëmundje. Por kohëzgjatja e imunitetit midis pacientëve të rikuperuar nga Covid-19 është po e pasigurt.
Strategjia e Suedisë kundër Covid-19 ka qenë ndër më të diskutuarat në botë. Për dallim nga pjesa tjetër e Skandinavisë, ku qeveritë vendosën shpejt bllokime të rrepta, Suedia këshilloi qytetarët e saj të respektojnë rregullat e distancimit shoqëror, por e lanë pjesën më të madhe të shoqërisë të hapur.
Disa analistë kanë parashikuar që bllokimi më i butë do të thotë se ekonomia e Suedisë do të marrë veten më shpejt se cdo vend tjetër në botë. Por shkalla e lartë e vdekshmërisë ka shkaktuar reagime të konsiderueshme dhe një sondazh i kohëve të fundit sugjeroi se shumica e suedezëve kanë humbur besimin në strategjinë e vendit të tyre për të luftuar virusin.
Tegnell dhe Kryeministri Stefan Lofven kanë këmbëngulur që strategjia e Suedisë është e duhura. Kjo bazohet në supozimin se Covid-19 do të jetë prezent rreth për një kohë të gjatë, që do të thotë se bllokimet afatshkurtra përfundimisht nuk do të ndihmojnë në luftën kundër tij dhe qeveritë duhet të dalin me modele më të qëndrueshme për të jetuar me virusin.