Bëhet edhe më tragjike, vrasja me thikë e 26-vjeçarit Aleksandër Petanaj në Vlorë, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti me disa të rinj.
Autori i vrasjes nuk është i rritur, por një adoleshent, vetëm 15 vjeç, që është arrestuar nga Policia. Vrasësi e ka qëlluar me thikë shumë afër zemër gjatë sherrit në Pyllin e Sodës dhe Petanaj nuk i ka mbijetuar dot goditjes.
Petanaj kishte ndërhyrë për të mbrojtur vëllain e tij më të vogël, përfshirë në këtë konflikt kur u godit pa mëshirë nga 15-vjeçari.
Edhe pse u dërgua në spital, viktima nuk arriti të mbijetojë.