Pandemia mund të luftohet në mënyrë të lirë me këtë vitaminë

0
Pandemia mund të luftohet në mënyrë të lirë me këtë vitaminë

Vitamina D mund të jetë një mënyrë e lirë dhe e sigurt për të luftuar pandeminë e koronavirusit, pretendojnë shkencëtarët.

Sipas gazetës Daily Mail, shkencëtarët belgë pretendojnë se marrja e suplementeve me vitaminë D mund të jetë një mënyrë jo e shtrenjtë për të kufizuar krizën globale të koronavirusit, që ka shkaktuar mbi 440 mijë viktima.

Skuadra e shkencëtarëve belgë zbuloi se rreziku për t’u shtruar në spital nga koronavirusi është 20 përqind më i lartë për meshkujt që kanë mungesë të kësaaj vitamine.

Të tjera studime kanë mbështetur këto pretendime. Një studim në Indonezi zbuloi se 99 përqind e pacientëve të shtruar në spital kishin mungesë të vitaminës D.

Të dhënat e shumta kanë bërë që edhe në Britani, shkencëtarët të rishqyrtojnë këtë çështje, duke e parë vitaminën D si një shpëtimtare.

Personat me lëkurë me ngjyrë duhet të kalojnë më shumë kohë në diell, për të marrë të njëjtën sasi vitamine sa njerëzit e bardhë.

Po ashtu edhe të moshuarit dhe personat vulnerabël janë në rrezik për shkak se trupi i tyre bëhet më pak eficent në prodhimin e vitaminës me kalimin e kohës.

Artikulli i mëparshëmDeputeti paralajmëron filmime për Ramën, ç’ka ndodhur te Dashi i Pezës?!
Artikulli i radhësZbulimi i fundit/ Njerëzit me këtë grup gjaku rrezikohen më shumë nga korona