Presidenti i Veronës: Nuk kemi dyshuar kurrë për aftësitë teknike dhe njerëzore të Kumbullës

0
This image has an empty alt attribute; its file name is kumbulla-300x170.png

Nëse ka një person vërtet të lumtur në klubin e Veronës për shpërthimin e Marash Kumbullës këtë sezon, atëherë ai është presidenti i klubit, Maurizio Seti.

Kjo për shkak se mbrojtësi shqiptar është ndër më të kërkuarit në merkato nga klube si Interi, Juventusi dhe Lacio. Kjo do të thotë se presidenti do të arkëtojë një shumë të majme për financat e Veronës.

Së fundmi, Seti i ka thurur elozhe Kumbullës teksa në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, shprehet se në klubin e tij asnjëherë nuk kanë vënë në dyshim aftësitë e tij teknike dhe mbi të gjitha ato njerëzore.

“Ne nuk kemi dyshuar kurrë për aftësitë teknike dhe njerëzore të Kumbullës. Ai ka mendjen e një të rrituri. Për të ka pasur interes që nga janari i vitit 2019. Disa klube trokitën për të, por ne ishim të bindur se Kumbulla mund të rritej akoma më shumë”, deklaroi Seti.

Artikulli i mëparshëmJuventusi në alarm, Cristiano Ronaldo është zhdukur!
Artikulli i radhësÇfarë po ndodh në DASH? Tensionet racore, njoftohet dorëheqja e zyrtares së lartë