Bardh Spahia: Bëhen tamponë për qokë, një 69- vjeçari në Vaun e Dejës i ngatërruan rezultatin, u refuzohet familjarëve të të vdekurve

0
Sgdgsg

Ish- deputeti i PD, Bardh Spahia denoncon se autoritetet shëndetësore po bëjnë tamponë për ‘qoka’ teksa disa të tjerëve po u ngatërrohet edhe rezultati,

Spahia sjell rastin e një 69- vjeçari nga Mjeda e Vaut të Dejtës i cili rezultoi negativ por përgjigjia ishte e gabuar dhe pasi 24 orësh qëndrimi në spital në kontakt me familjarë dhe persona të afërm është dërguar tek Infektivi.

Po ashtu Spahia thotë se familjarëve të personave që kanë vdekur nga COVID-19 u refuzohet tamponimi dhe lihen derisa agravohen shenjat e tyre.

STATUSI NGA BARDH SPAHIA

PRESIONI I BERJES SE TAMPONEVE SI QOKE, SJELL GABIME ME KOSTO JETE!

Ndërsa vazhdon kurba e dhëmbëzuar e Shqipërisë me 53 raste të deklaruara ditën e sotme, spikat fatkeqësisht rrumpalla në menaxhimin e kësaj situate.

Një 69 vjecari nga Mjeda e Vaut të Dejës i paraqitur me shenja klinike të dyshuara si Covid në Shkodër, i ngatërrohet rezultati i tamponit dhe i thuhet se ka rezultuar negativ. Por gjatë qëndrimit në spital për të trajtuar simptomat që vijojnë akute, kuptojnë se është bërë ngatërresa në rezultat, dhe 69 vjecari ka qenë pozitiv. Këtu merr fund refuzimi për ta dërguar në Tiranë dhe sillet me urgjencë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në spitalin infektiv.

Ndërkohë, personi ka qëndruar mbi 24 orë në spital, në kontakt me pacientë të tjerë, me personel shëndetësor e mbështetës, e familjarë.

Ja pra një mënyrë se si përpapet Covid, nga papërgjegjëshmëria apo zelli i tepërt për të bërë tamponët për qoka, e kur ka raste konkrete, nuk kanë vëmendjen e duhur!

Denoncimet janë të shumta sesi refuzohet testimi për familjarë të një personi të prekur, edhe kur për shkak të Covid ka ndërruar jetë e kjo së fundmi ka ndodhur në Tiranë. I lenë njerëzit deri në ekstrem me agravim të simptomave dhe fare pak shpresë mbetet pasi futen në frymëmarrje mekanike apo të drejtuar! Dhe numri i viktimave po rritet…

Sugjerimi ynë mbetet i njëjtë që prej fillimit bazuar në eksperiencën e vendeve të tjera: të rritet numri i tamponëve sa më shumë: të testohet rregullisht i gjithë personeli mjekësor, të mos injorohen ankesat e qytetarëve, se nuk vijnë me porosi nga lart, sepse jo vetëm që është skandaloze si filozofi pune, por edhe tregon injorancë mbi faktin se Covid nuk zgjedh e sa më shumë të përhapet, aq më pranë vjen, secilit prej nesh!!!!

Artikulli i mëparshëmRriten sërish shifrat në Maqedoninë e Veriut, 185 të infektuar dhe 11 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Artikulli i radhësShkarkimi/ Ish-gjyqtari i Tiranës kërkon nga ONM procedim për kryetaren e KPA: Ka konflikt interesi, kunatë me Zylfie Haklajn që e dënova me 25 vite burg