Organizimi i servirjes, shitjes dhe shpërndarjes së lajmit ishte perfekt. Faza e dytë është frika. Të dy vëllezërit mohojnë vërtetësinë absolute të testit, dhe me një instikt të natyrshëm do të donin një ritestim, por kjo është e pamundur. Qeveria nuk lejon testim askund tjetër përveç laboratorëve të ISHP, që kontrollohen prej saj dhe në fund të ditës raportojnë atje.Në rrethana të paqarta dy vëllezërit artistë Robert dhe Edmond Budina sipas qeverisë janë të infektuar me COVID-19. Fakti i fundit do të ishte mëse i zakonshëm nëse do të ishte fakt i pakontestueshëm, e nëse pas këtij “lajmi” nuk do të ishin disa prapaskena që të ngrenë dyshime për infektimin e më pas izolimin e të dyve.
Të premten në drekë, në një ditë pa zhvillime, perfekte për të lulëzuar lajmet e rreme, në mediat pranë qeverisë, në një sinkronizim ideal, u shpall lajmi se të dy vëllezërit, Robert dhe Edmond Budina ishin të infektuar me COVID-19.
Në kohën kur të dyve nuk iu ishte dhënë ende lajmi se ishin të infektuar, ata e morën vesh përmes televizorit. Lajmi nuk ishte kaq i ftohtë dhe raportues. Titrat kalonin njëra pas tjetrës duke theksuar faktin se të dy vëllezërit “kishin bërë tur pa maska nëpër Shqipëri”.
Një dorë e zezë e kuroi lajmin me foto dhe pamje ilustruese nga takimet e tyre nëpër Shqipëri. Pa e përtypur akoma lajmin, publikut iu servir reagimi i kryeministrit. Kaq i papunë të ketë qenë vallë, saqë ka qenë para televizorit për të reaguar 10 minuta pas bërjes publike të lajmit, për dy pacientë të infektuar? Cila ishte nevoja e Ramës për të komentuar një lajm të rëndomtë mes 722 të infektuarve aktivë që janë sot në Shqipëri?
Kjo do të kuptohej në rreshtin e dytë të reagimit të tij. Rama shkruante shqip dhe qartë: Më vjen keq, por mos ju shkoni mbrapa…(Pra mos bëni si ata të dy të shënjuarit, dy Budinajt). Në të kundërt, ju pret virusi dhe Kodi Penal?
Si?! Po, po, Kodi Penal…
Organizimi i servirjes, shitjes dhe shpërndarjes së lajmit ishte perfekt. Faza e dytë është frika. Të dy vëllezërit mohojnë vërtetësinë absolute të testit, dhe me një instikt të natyrshëm do të donin një ritestim, por kjo është e pamundur. Qeveria nuk lejon testim askund tjetër përveç laboratorëve të ISHP, që kontrollohen prej saj dhe në fund të ditës raportojnë atje.
Rikthehemi tek Kodi Penal që e shpjegon më së miri gurgulen që krijoi Edi Rama dhe mediat mbi një infektim njerëzor, që edhe nëse është i vërtetë, kjo nuk është puna që pret populli nga një kryeministër. Blogerët i kemi me shumicë, pse t’i shtojmë edhe në qeveri? Me ndyshimet që Rama i bekuar nga presidenti Ilir Meta kaluan një muaj e gjysmë më parë, kushdo që është me COVID-19 dhe guxon të dalë nga banesë atëherë rrezikon 8 vite burg. Për të shmangur burgun, të dy duhet të rrinë në arrest shtëpie, sa kohë të thotë ISHP-ja, që siç shpjeguam më sipër në darkë raporton tek ministrja dhe kryeministri.
Kaq e thjeshtë të jetë vallë? Të investohet një makineri e tërë propagande dhe mufkash online dhe televizive për dy pacientë me COVID-19? Janë të infektuar me COVID apo është një hakmarrje për “mëkatet” e dy vëllezërve dhe angazhimin e tyre tek teatri? Ditën që teatri u shemb mes morisë së reagimeve, kryeministri zgjodhi t’i përgjigjej Edmond Budinës. Duke e quajtur mik të shtrenjtë, Rama zbuloi se i kishte djegur jo pak, deklarata e Budinës se ky ishte fundi i asaj që mund të bënte kryeministri. A ishte COVID shpërblimi? A u përpoq qeveria të diskreditonte publikisht dy vëllezërit? Edhe kjo është e vështirë për t’u provuar. COVID-19 siç e thamë edhe dje, tashmë është anëtar i Partisë Socialiste. Ai infekton këdo që do Edi Rama dhe nuk zë ata që ai nuk do. Ja për shembull, Dosja.al raportoi dje koncertin e Bashkisë tek Liqeni Artificial në një kohë kur grumbullimet janë ndaluar me ligj. Djemtë e Labërisë morën gjobë, ndërsa pelivanët e Bashkisë dhe të partisë Socialiste vijojnë lirshmët takimet dhe grumbullimet. /Dosja.al