Policia arreston 14 persona në Tiranë, për çfarë akuzohen

0

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë 48 orëve të fundit kanë vënë në pranga 14 shtetas, tre prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ndalimi i shtetasit M. Sh., 34 vjeç, pasi në Rrugën e Barrikadave ka vjedhur një motor tip “Piaggio”, në pronësi të shtetasit E. S.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 37 vjeç, pasi në rrugën “Mustafa Lleshi”, i ka vjedhur aparatin celular që e mbante në çantën e krahut, shtetases B. K.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 33 vjeç, pasi ka thyer urdhrin e mbrojtjes së dhënë nga Gjykata dhe ka përndjekur vazhdimisht bashkëshorten, me të cilën është në proces divorci, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj dhe të familjarëve.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. J., 39 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.

Ndërkohë, nga specalistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. N., 52 vjeç, në Kamzë, pasi ka thyer urdhrin e mbrojtjes së dhënë nga Gjykata dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë sistematike ndaj të birit të mitur.

Specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. S., 27 vjeç, pasi në rrugën “Filip Jano” ka aksidentuar shtetasin K.Z. (këmbësor), i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shendetsore;

•E. O., 48 vjeç, S. H., 46 vjeç, E. K., 30 vjeç dhe P. K., 44 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

•D. Sh., 25 vjeç, pasi drejtonte mjetin pa lejen përkatëse;

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

-D. K., i shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që kryejnë funksione publike”;

– B. A., 23 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ;

-G. M., 23 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli i mëparshëmDistancimi, Vokshi: Rama të shpjegojë pse ligji nuk paska fuqi mbi Erion Velinë
Artikulli i radhësVrasja e Hekuran Billës/ Çfarë tha Viktor Marku para hetuesve