Rriten sërish shifrat në Maqedoninë e Veriut, 185 të infektuar dhe 11 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

0
Maqedoni

Maqedonia e Veriut ka shënuar 185 të infektuar dhe 11 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Rritje ka shënuar kjo e shtunës sa i përket shifrave të një dite më parë teksa shihet se Shkupi vijon të mbetet qyteti më problematik me 96 raste të reja.

Shtim i rasteve ka ndodhur dhe në Strugë që ka 20 raste të reja, Dibra e Madhe 18, Tetova 14 kurse Kumanova vetëm 2.

Ndërkohë viktimat janë shënuar 8 në Shkup, 1 në Kumanovë, 1 në Shtip dhe 1 në Tetovë.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19 apo hakmarrje, si u dënuan me arrest shtëpie vëllezërit Budina
Artikulli i radhësBardh Spahia: Bëhen tamponë për qokë, një 69- vjeçari në Vaun e Dejës i ngatërruan rezultatin, u refuzohet familjarëve të të vdekurve