Shkarkimi/ Ish-gjyqtari i Tiranës kërkon nga ONM procedim për kryetaren e KPA: Ka konflikt interesi, kunatë me Zylfie Haklajn që e dënova me 25 vite burg

0
Sgsgsg

Ish- gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai ka kërkuar nga ONM nisjen e procedimit disiplinor për anëtaren e KPA, Natasha Mulaj (Haklaj).

Abdullai në kohën kur ka qenë gjyqtar ka gjykuar çështje të disa personave që rezultojnë familjarë të Natasha Mulajt, siç është rasti i Zylfie Halkajt të cilën ai e dënoi me 25 vite burg për vrasje.

Abdullai kërkon që anëtarja e KPA të procedohet dhe këtë ja kërkon ONM ose në të kundërt do të bëjë kallëzim në SPAK për këtë çështje.

Gjyqtari u shkarkua nga KPK dhe KPA la në fuqi vendimin më 20 qershor të 2019 duke shkarkuar përfundimisht Bledar Abdullain edhe pas ankimimit. Trupi gjykues i përbërë nga Luan Daci, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ina Rama, Ardian Hajdari, dhe Natasha Mulaj lanë në fuqi vendimin por për këtë të fundit Abdullai ka kërkesa.

Jo vetëm Zylfie Haklaj, por rezulton se dhe për vëllain e saj Admir Mulaj ka dhënë një vendim. Natasha Mulaj (Haklaj) është gruaja e të ndjerit Sokol Haklaj i cili u vra në 22 qershor të 1997 në pritën e Milotit, nga ku kanë vijuar dhe hakmarrjet e familjes Haklaj, pjesë e të cilave edhe Zylfie Haklaj e cila vrau  Rasim Lumneshin e Ilir Gosturanin. Sa i përket konfiltit të dytë, Natasha Mulaj rezulton se jeton në të njëjtën banesë me vëllezërit e saj si dhe ka qenë e punësuar tek bizneset e vëllezërve të saj, pra ka pasur dijeni për konfliktin e interesit, siç shkruan në kërkesë Abdullai.

Më tej ish- gjyqtari nuk ka pasur dijeni se Natasha Mulaj ka pasur mbiemrin Haklaj ndërkohë që kjo e fundit ka lidhje familjare me Haklajt ndërkohë që sot mban detyrën e kryetares së KPA.

Artikulli i mëparshëmBardh Spahia: Bëhen tamponë për qokë, një 69- vjeçari në Vaun e Dejës i ngatërruan rezultatin, u refuzohet familjarëve të të vdekurve
Artikulli i radhësLaçi ‘asist’ Tiranës në luftën për titull, mposht Kukësin