Transportonte naftë pa dokumentacion, procedohet 23-vjeçari në Korçë, dyshohet se e vodhi nga…

0

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit B. P., 23 vjeç, banues në Korçë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, në afërsi të qytetit të Bilishtit, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip “Nissan” 400 litra naftë pa dokumentacionin përkatës, që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi e cila dyshohet të jetë vjedhur nga mjetet e kompanisë të gazsjellësit TAP.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Përvetësimi i parave apo mallrave që rrjedhin nga vepra penale”.

Artikulli i mëparshëmA mund të “largohet” SHBA nga Ballkani, nëse nuk arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi?
Artikulli i radhësLajmi i fundit/ Më 22 qershor hapen të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit