Zimbabve/ Pas skandalit me kompaninë e shqiptarit, arrestohet ministri i Shëndetësisë

0
Tytyi

Ministri i Shëndetësisë së Zimbabvesë, Obadiah Moyo u arrestua ditën e djeshme pas skandaleve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur me qeverinë aty ditët e fundit.

Në një prej këtyre skandaleve ishte i përfshirë edhe kompania Drax International, me aksioner të vetëm Ilir Dedjan, një shqiptar me pasaportë italiane të cilës qeveria e Zimbabvesë i akordoi tenderin me vlerë 60 milionë dollarë për pajisje mjekësore pasi ka lidhje të përafërta me djalin e Presidentit të Zimbabvesë.

Ndërkohë ky tender u anulua dhe Ilir Dedja është në kërkim ndërkombëtar. Ndërkohë ministri Moyo është liruar me urdhër të Presidentit Emerson por akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Moyo dhe zyrtarë të lartë të qeverisë akuzohen se kanë dhënë miliona dollarë tendera për pajisje mjekësore në kohën e emergjencës së COVID-19, për kompani që nuk kanë qenë pjesë e regjistrit të prokurimit publik.

foto galeri
Artikulli i mëparshëmFondet për Covid/ Krerët e BE: Duhen ngritur ura të mëdha brenda unionit. Kompromisi që duhet të bëjë Merkel
Artikulli i radhësCOVID-19 apo hakmarrje, si u dënuan me arrest shtëpie vëllezërit Budina