Edinson Cavani dhe Thomas Meunier i kanë konfirmuar Paris Saint-Germainit se nuk do të vazhdojnë kontratat.
Sulmuesi uruguaian dhe mbrojtësi belg ka kohë që janë në bisedime me skuadrën franceze për rinovimin e kontratës.
Mirëpo, Meunier dhe Cavani kanë refuzuar që të bëjnë një veprim të tillë, derisa kontratat aktuale u skadojnë më 30 qershor.
Nga 1 korriku, dy lojtarët do të jenë të lirë të kërkojnë skuadra të reja.
Cavani thuhet se është pajtuar të kalojë te Atletico Madridi, ndërsa Meunier ende nuk dihet se ku do të transferohet.
Për belgun, të interesuara janë skuadrat nga Liga Premier si, Manchester United, Arsenal, Everton dhe Tottenham Hotspuri.
Nga kampioni i Ligue 1 mund të largohen edhe Thiago Silva e Layvin Kurzawa, që po ashtu u skadojnë kontratat më 30 qershor.