Një shembull shumë i mirë vjen nga shteti i Danimarkës, për sa i përket lejimit të tifozëve në stadium.
Ditë e djeshme në këtë shtet është luajtur ndeshja mes Hornsens dhe Randers, e cila është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Në këtë ndeshje ishte lejuar të futeshin tifozë në stadium, por duke i kërkuar atyre të respektonin distancën sociale.
Dhe si mund të ndodhte ndryshe, kur danezët njihen si persona që i respektojnë të gjitha rregullat në maksimum.
Pikërisht gjatë zhvillimit të ndeshjes, është kapur një foto, ku shiheshin tifozët të pranishëm në stadium dhe më e veçanta ishte se ata ishin ulur në distancë nga njëri-tjetri duke respektuar kështu rregullat.
Një shembull i mirë ky, që duhet të ndiqet edhe nga shtetet e tjera, por ndryshe nga Danimarka, njerëzit nuk janë kaq shumë të ndërgjegjshëm për të respektuar rregullat për shëndetin e tyre.