Lajmi i fundit/ Vdes pacienti me koronavirus tek Infektivi

0

Një pacient tek spitali Infektivi i infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë pasditen e sotme.

Ai nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 62-vjeçar nga COVID19, nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese

Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale.

Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend.

Artikulli i mëparshëmBasha: Fuqizimi i biznesit të vogël dhe hapja e bizneseve të reja, prioriteti im
Artikulli i radhësShënoi golin historik ndaj Real Societad, askush si Sergio Ramos në La Liga