Një fasoneri e prodhimit të këpucëve është mbyllur ditën e sotme në qytetin e Vlorës nga Ishsh pasi pak ditë më parë 5 punonjëse të saj kanë rezultuar pozitive me covid.
ISHSH thotë se është mbyllur një kat i fadonerisë, për shkaqe sigurie, deri në një moment të dytë kur të jenë marrë të gjitha masat për dizinfektimin e saj.
Punonjës të fadsonerisë (ata që u mbyllën) kanë dalë sot në protestë para prefekturës për të hapur punën. Punonjësit e dalë në protestë janë shpërndarë nga policia, për shkak se janë të ndaluara grumbullimet e shumë personave.
Duke lënë mënjanë frikën, punonjësit kanë kërkuar rikthimin në punë të tyre, pasi shprehen se kjo është e vetmja burim për të ardhurat e tyre, dhe për të mbajtur familjet me ushqim.
Burime bëjnë me dije se të infektuarat janë 5 punonjëse femra, që nuk kanë lidhje familjare mes tyre.