Nafta/ Sa do të zgjasë rritja e pandalshme e çmimeve si pasojë e uljes së prodhimit? Bursa për datën 22 Qershor 2020

0

Për të kuptuar pse çmimet e naftës bruto po rriten në të gjithë Evropën, duhet studiuar industrua Ruse e naftës.

Vendi, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë, po frenon eksportet e tij në pikën më të ulët shumëvjeçare. Kjo ndihmoi për të rritur kërkesën dhe kohët e fundit rriti vlerat e tyre në tregjet kryesore të tregtimit të naftës.

Dërgesat e kombinuara të naftës së papërpunuara nga portet balltike dhe ato të Detit të Zi të Rusisë janë në shifrat rreth 880,000 fuçi në ditë, sipas llogaritjeve nga programet e ngarkimit. Nëse kjo normë ngelet dhe për pjesën e mbetur të muajit, do të ishte më e ulta nga viti 2008. Luhatjet kanë ardhur pasi vendi zvogëloi furnizimin nën paktin OPEC + që po kërkon të eliminojë një mbingopje globale me kërkesë ende të ulët për shkak të pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi.

Kontratat e derivateve premium të Rusisë u rritën me më shumë se 2 dollarë për fuçi javën e kaluar, krahasuar me një rrënie prej rreth 4.50 dollarë gjatë muajit prill. Ky është niveli më i fortë që së paku prej 2015, sipas ndërmjetësve dhe të dhënave të ICE Futures Europe.

“Tregu duket se është drejt rimëkëmbjes së plotë,” tha Eugene Lindell, analist i lartë në JBC Energy GmbH. Ulja e prodhimit nga prodhuesit kryesorë dhe rritja e kërkesës janë “pikërisht ajo që I duhet tregu për tu riekuilibriuar dhe rimëkëmbur”.

Ndërsa prodhuesit kanë reaguar me shpejtësi për të zvogëluar furnizimin në një përpjekje për të balancuar tregun, gjithashtu ka pasur një rimëkëmbje graduale të konsumit. Shifrat e kërkesës në Itali, Spanjë, Francë dhe Sh.B.A kanë vazhduar të rriten javët e fundit pasi ekonomitë e rajonit dalin nga mbylljet e tyre përkatëse gjatë pandemisë.

Si rezultat, mungesa në treg e naftës së papërpunuar ruse po ngre edhe vlerën e produkteve të tjerë të papërpunuar në Evropë. Nafta e papërpunuar e Detit të Veriut u rrit javën e kaluar pas blerjeve në sasi të mëdha të naftës nga Total SA çka ndihmoi në ngritjen e çmimeve, me sasinë e naftës në treg ende në nivele të ulta.

Bursa për datën 22 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA397.75+ 5.00
DIESEL362.75+ 0.25
BRENT42.81+ 0.11

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmPunonjësi i policisë qëllon me grushta të riun e prangosur
Artikulli i radhësFileto pule me kunguj