Trazirat dhe plaçkitjet trazuan Shtutgartin orët e para të mëngjesit, të cilat shkaktuan lëndimin e 12 oficerëve të policisë.
Sipas deklaratave të policisë, konflikti nisi fillimisht si pasojë e përleshjeve mes dy bandave në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike.
Sipas tyre, gjatë trazirave shumë kalimtarë iu bashkuan bandave dhe sulmuan policët dhe automjetet e tyre.
Protestuesit hodhën tulla dhe gurë në drejtim të policisë dhe përdorën shufra metalike për të goditur xhamat e automjeteve të policisë dhe duke dëmtuar xhamat e dyqaneve.
“Ne nuk e kemi parë diçka të ngjashme në Shtutgart më parë. Jam I shokuar. Thjesht nuk mundem ta besoj, zakonisht shohim skena të tilla në Amerikë ose në qytete tjera të mëdha, por jo në Shtutgart”, tha një qytetar.