Shënoi golin historik ndaj Real Societad, askush si Sergio Ramos në La Liga

0

Goli i Sergio Ramos ndaj Real Sociedad të dielën mbrëma ishte një gol historik, me spanjollin që u bë mbrojtësi me më shumë gola në La Liga.

Ramos arriti të zhbllokonte ndeshjen kur shndërroi në gol penalltinë e fituar.

Ky ishte goli i 68-të në La Liga për Ramos, që tani është mbrojtësi me më shumë gola të shënuar.

Kapiteni i Real Madridit ka lënë pas legjendën e Barcelonës, Ronald Koeman.

Sergio Ramos karrierën profesioniste në La Liga e nisi te Sevilla, ndërsa në vitin 2005 u transferua te Real Madridi.

Me fanellën e Los Blancos, Ramos ka fituar katër tituj të La Ligës dhe katër Champions League.

Artikulli i mëparshëmLajmi i fundit/ Vdes pacienti me koronavirus tek Infektivi
Artikulli i radhës‘Ish-këlyshi i Millosheviçit fitoi zgjedhjet, loja e tij me Hashim Thaçin’