Ia vlejnë 24 vite burg për dy milionë… dollarë?

0
763 696x517

Rreth 4 milionë dollarë dëmshpërblim do të paguhen për dy vëllezër në SHBA, për të cilët u zbulua se kanë vuajtur gabimisht 24 vite burg.

Komiteti për Çështjet Publike në Maryland me unanimitet votash ka vendosur që Eric Simmons dhe Kenneth “JR” McPherson do të paguhen gradualisht me nga 1,9 milionë dollarë deri në vitin 2025.

Dy vëllezërit ishin dënuar me burgim të përjetshëm për planifikim të vrasjes së Anthony Wooden, në Baltimore, në vitin 1995.

Organizata jofitimprurëse ”Innocence Project” ishte përpjekur për lirimin e dy vëllezërve pasi kishte vërtetuar se në çastin e krimit ata gjendeshin në vende të tjera.

Organizata kishte theksuar se policia kishte ndikuar, nëpërmjet shpërblimit, që një grua të dëshmonte kundër dy vëllezërve.

Organizata po ashtu kishte pohuar se gruaja në fjalë kishte pranuar një ofertë të ngjashme edhe për një sulm tjetër.

Po ashtu, ishte raportuar se policia kishte detyruar edhe një fëmijë 13-vjeçar që t’i akuzonte vëllezërit Simmons dhe McPherson.

Sipas ”Innocence Project”, fëmija kishte ndryshuar dëshminë gjatë dhe para gjyqit.

Simmons dhe McPherson u liruan në vitin 2019.

Ndërkohë, në një deklaratë për ”Washington Post”, Eric Simmons ka thënë se gjatë kohës në burg ka humbur të ëmën.

Ai ka theksuar se është mirënjohës për dëmshpërblimin, por ka shtuar se kjo nuk do ta kthente pas kohën e kaluar prapa hekurave.

Artikulli i mëparshëmShqiptarët sherr të dhunshëm me afrikanët në burgun italian, kërkonin të ishin “kapot”
Artikulli i radhësMilan “hap thesin” për Rangnick, ja sa do të shpenzojnë kuqezinjtë në merkato