Aziatikët e Jugut kanë 20% më shumë mundësi të vdesin për shkak të koronavirusit pasi janë shtruar në spital më shumë se sa racat e tjera, kanë zbuluar shkencëtarët.
Studimi i zgjeruar analizoi të dhënat e 35.000 pacientëve të infektuar në 260 spitale.
Kërkuesit thanë se zbulimet duhet të informonin qeveritë mbi politikat që duhen ndjekur për të përcaktuar personat prioritar.
Këtu bëhet fjalë kryesisht për pacientët që duhet të vaksinohen të parët, në rast të zbulimit të një vaksine.
Komunitetet me ngjyrë dhe ato aziatike duket se kanë më shumë gjasa të humbin jetën për shkak të virusit, por ende nuk është gjetur një shkak për këtë lidhje.