Janë shtuar destinacionet drejt të cilëve kanë nisur fluturimet nga aeroporti i Rinasit, ku krahas Vjenës, Beogradit, Athinës, Milanos, Venecias, Firences, nesër mund të udhëtohet dhe drejt Romës, Brukselit dhe Budapestit e Pisës.
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e martë janë:⠀⠀
⠀⠀
Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Budapest dhe kthim
Albawings – Tiranë – Pisa dhe kthim
Belavia – Tiranë – Minsk dhe kthim
Tui Fly – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim
Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀⠀
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.⠀⠀⠀
Dr. Constantin von Alvensleben, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, Tirana International Airport tha në një intervistë për Monitor se nëse fluturimet rifillojnë nga mesi i qershorit, atëherë e kemi një mundësi për të arritur shifrën 1,5 deri në 2 milionë udhëtarë këtë vit, në varësi edhe se si do të shkojnë gjërat.
Ai pohon se fluturimet charter do të rikthehen në qershor, dhe me hapjen e BE-së pas pak, do të mirëpresim përsëri fluturimet e të gjitha shoqërive ajrore shqiptare dhe europiane të cilat i kemi pasur në këtë aeroport përpara pandemisë, ndonëse duhet parë si do të jetë frekuenca e tyre.