Një majmun i alkoolizuar plagosi 250 njerëz dhe vrau një person, pasi i mbaroi ‘furnizimi’ me alkool.
Majmuni i përkiste dikur një okulisti, i cili e kishte mësuar të konsumonte alkool.
Por kur ai ndërroi jetë, majmuni përfundoi rrugëve, me një etje të pashuar për alkool.
I tërbuar ai plagosi qindra njerëz, shumë prej të cilëve kanë nevojë për kirurgji estetike, pasi majmuni u çorri fytyrat me kthetra.
Një nga personat që ai sulmoi, ndërroi jetë pak momente më vonë.
Kur majmuni u dërgua në kopshtin zoologjik, u mësua se ai nuk hante as perime apo zarzavate. Kujdestarët mendojnë se okulisti e kishte ushqyer me mish, gjë e cila kontriboi në tërbimin e tij.