Aguero operohet në gju: Objektivi të jetë gati për Champions League

0

Sergio Aguero është operuar në gjurin e majtë pas ndrydhjes së meniskut të pësuar në ndeshjen kundër Burnley të hënën e kaluar. “Gjithcka shkoi mirë, shpejt do të nis rehabilitimin” ka shkruar në Tëitter sulmuesi argjentinas, që do të humbasë shtatë javët e fundit të Premier League ku Citizens tashmë janë projektuar në vendin e dytë.

Objektivi i vërtetë për argjentinasin është të rikthehet në fushë në muajin gusht, kur të rifillojë Champions League. Citizens duhet të luajnë kthimin e 1/8 të finaleve kundër Real Madrid, që në vajtje ka fituar 2-1 në Santiago Bernabeu.

Lexo edhe: Europa drejt mbylljes? DW: Shumë vende i zbutën masat kufizuese, por kudo ka shpërthime lokale të pandemisë

Artikulli i mëparshëmGjyqi i Tahirit/ Ylli Manjani: Drejtësia nuk i provoi lidhjet me drogën, s’ka logjikë dënimi për detyrën
Artikulli i radhësParalajmërimi i Bashës: Nesër Kryesia e PD do të marrë një vendim të rëndësishëm për politikën dhe shoqërinë!