Zlatan Ibrahimovic shpejton rikthimin në fushë. I dëmtuar përpara rinisjes së Serie A, sulmuesi I Milanit ka fituar betejën me kohën, duke u rikuperuar më shpejt nga sa parashikohej. Ibra ka kryer një tjetër test, I cili ka konfirmuar se suedezi ka kaluar dëmtimin dhe se mund të jetë gati për ndeshjen e ardhshme, atë kundër Romës në program për t’u luajtur të dielën në “San Siro”. Gjithsesi, ka pak gjasa që ai të zbresë në fushë nga minuta e parë.
Stafi mjekësor i Milanit nuk do të rrezikojë dhe për këtë arsye me shumë mundësi futbollisti do ta nisë sfidën nga pankina. Një tjetër lajm i mirë për skuadrën kuqezi, që rinisi kampionatin italian me një fitore të rëndësishme 4-1 në transfertën e Leçes. Ky sukses mban skuadrën e Stefano Piolit në garë për një vend në Kupat e Europës. Por deri në fundtë sezonit duhet të luhen edhe shumë ndeshje, por duke nisur nga ajo e radhës Milan mund të mbështetet edhe te shërbimet e një prej futbollistëve më të rëndësishëm.