Nafta shkon afër 40 dollarëve në SHBA si pasojë e rritjes së rezervave të produktit të papërpunuar dhe forcimit të dollarit. Bursa për datën 24 Qershor 2020

0

Nafta ra në New York pasi një raport konfidencial sinjalizoi për një tjetër rritje të rezervave të papërpunuara Amerikane, ndërsa përhapja e koronavirusit vazhdonë të shkaktojë përshtjellim në perspektivat për një rikuperim të shpejtë ekonomik.

Çmimet për kontratat e ardhshme ranë me 1.6%, duke vazhduar trendin e së martës pasi kishin kapur nivelin më të lartë që nga fillimi i Marsit të Hënën. Instituti Amerikan Petroleum raportoi se rezervat u rritën me 1.75 milion fuçi javën e kaluar, sipas disa burimeve të sigurta. Dollari gjithashtu u ngrit, duke shtuar dhe më tepër presionin ndaj çmimeve.

Nafta kishte filluar të merrte veten që prej rënies nën zero në muajin prill pasi prodhuesit ulën prodhimin dhe shtetet filluan lehtësimin e kufizimeve të bllokimit, duke rritur kërkesën. Megjithatë kërcënimi i virusit mbetet ende prezent. Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive të qeverisë amerikane, Anthony Fauci, tha të martën se po sheh një “rritje shqetësuese” në numrin e rasteve të reja.

Ndërsa “fokusi qëndron te të dhënat e rezervave”, ekziston gjithashtu një ankth i vazhdueshëm rreth vazhdimit të pandemisë, tha Hans van Cleef, ekonomist i lartë i energjisë në ABN Amro. “Shpresat për një rritje të kërkesës janë kundër-peshuar nga frika në lidhje me valën e dytë të Covid-19”.

Lexo edhe: Të gjithë fëmijët nga Rinasi fluturojnë falas/ Kompania ajrore bën të ditur lajmin bombastik

Bursa për datën 24 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA377.00– 34.50
DIESEL343.25– 21.25
BRENT40.46– 3.15

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmPolicia zbardh ngjarjen e rëndë në Gjirokastër: I riu tentoi të vrasë me gërshërë të ëmën, plagosi rëndë efektivin
Artikulli i radhësHoroskopi i të enjtes/ Shenjat që do të kenë probleme …