Nuk ka vendim, shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Saimir Tahiri

0
Saimir Tahiri

Ndonëse sot ishte parashikuar që të jepej vendimi, është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se seanca do të mbahet më 26 qershor, ditën e premte.

Mësohet se gjyqtari Dhimitër Lara kërkoi të njihet me aktet e dosjes, ndaj edhe u shty vendimi. Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.

Artikulli i mëparshëmBasha takime në Vorë: Dje Rama, Ahmetaj dhe Veliaj, i kanë paguar Klodian Mërtirit të inceneratorëve gjysmë milionë euro
Artikulli i radhësÇ’do të ndodhë me Kushtetuesen pas opinionit të Venecias? Presidenca: Të përmbushen rekomandimet, në fillim javë Meta fton Ruçin në takim