Paralajmërimi i drejtorit të Institutit Kombëtar në SHBA: Javët e ardhshme, kritike për frenimin e COVID-19

0
Fauci

Zyrtarë të Shëndetit Publik në Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin në lidhje me rritjen e rasteve me koronavirus. Sipas Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, tha përpara një komiteti të Kongresit amerikan se javët e ardhshme “do të jenë kritike” për të frenuar numrin e të infektuarve.

Ai tha se Teksasi, Arizona, Florida dhe shtete të tjera janë “probleme serioze”. Numri ditor i rasteve të reja në SHBA aktualisht qëndron në rreth 30,000, pasi më herët ka rënë në rreth 20,000.

“Kjo është shumë shqetësuese për mua”, tha Fauci ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë distancimin social. Autoritetet në SHBA kanë konfirmuar mbi 2.3 milionë raste me koronavirus dhe mbi 121,000 viktima – më së shumti në botë. Ndërkohë, në mbarë botën, numri i të infektuarve ka arritur në mbi 9.2 milionë, ku mbi 477,000 kanë vdekur.

Artikulli i mëparshëmWill Smith rrëfen mes lotësh: Babai më rrihte, kam ende shenjat në trup
Artikulli i radhësSi ta mbani maskën gjatë verës kur bën vapë