Video/ Barazim pavlerë i Besëlidhjes: Egbo drejt dy trofeve

0

5-1 me të cilin bardheblutë ishin imponuar në ndeshjen e parë cerekfinakle kundër Besëlidhjes në Selman Stërmasi, nuk kishte lënë shumë dyshime për kalimin në gjysëmfinale të Tiranës, por për Egbo ishte e rëndësishme të provonte element të rinj dhe të shtrinte më shumë serinë e rezultateve positive, që kur është ulur në pankinë.

Në Lezhë të dyja skuadrat ishin të qarta për mundësitë që jepte kjo ndeshje, ndaj askush nuk u sforcua duke zhvilluar një ndeshje të qetë nga të dyja skuadrat, aq sa në pjesën e parë nuk kishte asnjë gjuajtje në portë, nga asnjëra prej skuadrave.

Për ta bërë më emocionuese kthimin mendoi menjëherë pas rifillimit futbollisti serb Djordjevic. Në minutën e 46’, sulmuesi pas një pasimi të marrë në zonë, goditi saktë duke mposhtur portierin Bakaj. Tirana u vu në sedër e Egbo nuk kishte ndërmend të shtonte një humbje në palmaresin e tij dhe shtyu përpara skuadrën, duke rrezikuar me Çejkun dhe Muçin, por portieri Vukasinoviç, ia doli të bëjë dy pritje shumë të bukura. Barazimi erdhi vetëm në fund, në minutën e 92, me Ernest Muçin që coi në gjysëmfinale pa humbje kryeqyetasit.

Artikulli i mëparshëmAkuzohet nga Haga për 100 vrasje, Hashim Thaçi anulon udhëtimin drejt Amerikës
Artikulli i radhësGjyqi i Tahirit/ Ylli Manjani: Drejtësia nuk i provoi lidhjet me drogën, s’ka logjikë dënimi për detyrën