Zhbllokohen Tottenham e Kane, “gjelat” shpresojnë europën, Leicester e nis me blof

0
Skysports Harry Kane Tottenham 5021214

Java e 31-të e Premier League startoi me një blof të Leicester me “dhelprat” që nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola përballë Brighton. Ky ishte barazimi i dytë radhazi post Covid-19, një ecuri jo pozitive që i jep më shumë besim rivalëve dhe ndez garën për një vend në Europë. Leicester ishte me fat që doli me një pikë nga kjo sfidë pasi miqtë shpërdoruan edhe një 11-metërsh në minutën e 14-të.

Buzëqesh Tottenhami i Jose Mourinho. “Gjelat” rikthehen tek fitorja e cila i mungonte që nga 16 shkurti duke mposhtur pastër 2-0 West Ham. Londinezët kaluan në avantazh në limitet e pjesës së parë me koreanin Son por VAR anuloi gjithçka për një pozicion jashtë loje milimetrik. Në pjesën e dytë, në minutën e 64-ët, Tottenham kaloi në avantazh pas një rrëmuje në zonë. Zhbllokohet më në fund edhe Harry Kane, me sulmuesin britanik që realizoi një gol personal pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 82-të. Ky trepikësh fut ekipin e Mourinho në garë për një vend në Champions League teksa ndodhën 6 pikë larg Chelsea.

Artikulli i mëparshëmIshte duke punuar në një prej galerive, humb jetën minatori në Martanesh
Artikulli i radhësZbulohet identiteti i 3 bashkëpunëtorëve në kërkim për vrasjen e dyfishtë në Laç